Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mirëpritur deklaratën e vendeve të Quintit përmes së cilit thirrje që liderët institucional të përqendrohen në luftimin e pandemisë së coronavirusit.
Thaçi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se mirëqenia e qytetarëve është prioriteti kryesore, shkruan arbresh.info.
“Mirëpres deklaratën e vendeve të Quintit që ndajnë kërkesat e mia për të gjithë në Kosovë për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet, funksionin demokratik të institucioneve dhe përqendrimin në luftimin e VOIVD-19, në vend që ta përdorin atë për betejat politike. Mirëqenia e qytetarëve është prioriteti kryesore për të gjithë ne”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe sot Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara u kanë bërë thirrje që institucionet t’i japin përparësi luftës kundërCOVID-19 në Kosovë e jo politikës.
“Në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucional dhe politik që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetutese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës. Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe të japin përparësi luftës kundërCOVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e tyre.
Vendet e QUNIT-it: Jepni përparësi luftës kundër COVID-19, e jo politikës
Benzema drejt largimit nga Al Ittihad, gjiganti tjetër arab ...
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Tottenham – Manchester City, formacionet zyrtare
Albin Kurti viziton studion e fotografit Hazir Reka: Ai doku...
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet ...
Real Madridi arkëton tre pikë të arta në fundin e ndeshjes n...