Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth prezencës ushtarake amerikane në Gjermani dhe vendimin për tërheqje të mijëra trupave.
Grenell ka thënë se ka parë shumë njerëz që thonë se janë 35 deri 36 mijë trupa amerikane në Gjermani, megjithatë sipas tij këta janë vetëm numrat e trupave ushtarake aktive dhe nëse llogaritet rotacioni dhe shërbyesit e tjerë, totali e kalon shifrën 55 mijë.
Sipas Grenell, se ky numër është shumë i madh dhe se mbrojtja amerikane duhet modernizuar.
“Shoh shumë njerëz që thonë se ka 35,000 deri në 36,000 trupa amerikane në Gjermani.Por këto janë vetëm trupa në detyrë aktive.Nëse llogaritni trupat me rotacion dhe kontraktorët civilë amerikanë, janë mbi 55,000 amerikanë… numër shumë i madh për kërcënimet e sotme dhe taktikat e sotme për të luftuar këto kërcënime. Ne duhet të modernizohemi”, ka shkruar Grenell.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...