Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se arritja e një marrëveshjeje me Serbinë duhet të bëhet për të mirën e vendit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se do të ishte e pafalshme që brezave të rinj t’ua lëmë peng të ardhmen për shkak të siç thotë ai, akteve populiste dhe mungesës së guximit për të përmbyllur konfliktin shekullor me Serbinë.
Sipas presidentit, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të niste edhe një proces thelbësor të transformimit të lidershipit dhe modelit qeverisës në vendin tonë
Postimi i plotë i Thaçit:
Derisa po përmbyllim dekadën e dytë të çlirimit, pashmangshëm duhet të reflektojmë për të arriturat, sfidat dhe trashëgiminë që do t’ua lëmë pas fëmijëve tanë.
Unë jam shumë krenar për të arriturat tona si gjeneratë. Por, do të ishte e pafalshme, që brezave të rinj t’ua lëmë peng të ardhmen për shkak të akteve populiste dhe mungesës së guximit për të përmbyllur konfliktin shekullor me Serbinë.
Për më tepër, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të niste edhe një proces thelbësor të transformimit të lidershipit dhe modelit qeverisës në vendin tonë. Besoj shumë që pas marrëveshjes do të fillojë një epokë e re, ku askush më nuk do të mund të pretendonte të fitonte vota në emër të betejës së papërfunduar politike me Serbinë.
Kosova ka nevojë për këtë transformim. Për institucione më efektive, qeverisje që në qendër të vëmendjes ka reformat, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale. Këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...