Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e NATO-s ka folur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Ai e ka quajtur marrëveshjen e nënshkruar në gusht të vitit 2015, si të drejtë dhe të saktë.
Thaçi është shprehur se çdo pretendim tjetër, do të thotë zvarritje për procesin integrues të Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike, raporton Indeksonline.
“Mali i Zi ka qenë, është dhe to të mbetet partner strategjik i Kosovës. Demarkacioni, në gusht të vitit 2015 është e qartë, e saktë profesionalisht e argumentuar dhe e mbështetur edhe nga BE. Çdo pretendim tjetër është zhagitje dhe e dëmshme për të ardhmen euroatlantike”, ka thënë ai.
Ky qëndrim i Thaçit vjen pikërisht sot kur Komisioni për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi me në krye Shpejtim Bulliqin ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane, ku ka thënë se kufiri është në Çakorr. Sipas Bulliqit, Komisioni i kaluar me në krye Murat Mehën i ka tejkaluar kompetencat duke krijuar një vijë të re kufitare.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1698309780239374/
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...