Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar Luan Haradinajn me rastin e 23-vjetorit të rënies heroike.
Thaçi e ka vlerësuar lart kontributin e Luanit, duke e cilësuar si njërin prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot u bënë 23 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Luan Haradinaj, një prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luani ishte njeri i shëmbëlltyrës, dinjitetit, virtytit dhe krenarisë kombëtare. Ishte fjalë pak dhe trim i rrallë. Kështu e kam njohur dhe kështu përgjithmonë do ta kujtoj. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Luan Haradinaj dhe gjithë të rënëve për liri e pavarësi”, ka shkruar Thaçi.
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4