Prokuroria e shtetit ka mbajtur sot konferencën vjetore.
Presidenti i Republikës së Kosovës në konferencën vjetore të Prokurorisë së Shtetit tha se Prokuroria ka shënuar shumë suksese të rëndësishme gjatë vitit 2016, transmeton Arbresh.info
“Synimi i prokurorisë së Kosovës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë e vendit. Prokuroria e shteti duhet të jetë institucion plotësisht i pavarur, profesional dhe i pa anshëm në kryerën e detyrës” tha Thaçi.
Presidenti i vendit tha se legjislacioni në fuqi garanton që Prokuroria e Shtetit duhet të jetë e paanshëm në detyrën e saj.
“Prokurorë të nderuar, Një ndër hapat konkret mbetet përkushtimi i juaj që të zbatoni ligjet në fuqi, që të jeni të paanshëm. Keni shënuar sukses shumë të rëndësishme , por të gjithë ne presim edhe më tej. Detyra juaj është e shenjet dhe duhet të kryhet më përkushtim. Lufta kundër korrupsionit kundër krimit të organizuar duhet të jetë beteja me e vështirë” tha Thaçi para të pranishmëve.
Ai iu tha prokurorëve se do të keni përkrahjen e plotë të shtetit dhe të bashkësisë ndërkombëtare./Arbresh.info
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...