Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për familjen Agolli, menjëherë pas lajmit për vdekjen e Dritëro Agollit.
Thaçi ka thënë se Dritëro ishte autentik në krijimtari artistike, po ashtu edhe në bindjet e tij politike.
“Kultura shqiptare mbeti pa njërin nga titanët e mëdhenj”, ka shkruar ai.
Më poshtë gjeni postimin e plotë në Facebook:
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Dritëro Agollit.
Para disa muajve pata një takim të ngrohtë me Dritëron në Tiranë, me shkrimtarin, poetin dhe intelektualin e shquar kombëtar që pas vete la një trashëgimi të madhe shpirtërore.
Ai ishte autentik në krijimtari artistike, por edhe në bindjet e tij politike.
Bota shqiptare në veprën e tij letrare u trajtua estetikisht me dimensione të thella, duke shpërfaqur fatin e njeriut tonë, jetën, vdekjen, punën e mbi të dashurinë ndaj atdheut.
Kultura shqiptare mbeti pa njërin nga titanët e mëdhenj.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Agolli! HTH
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit