Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar Konferencën e Rambujesë.
Ai tha se para 21 vjetësh, mori hov adresimi i çështjes së Kosovës në nivelin më të lartë ndërkombëtar.
Thaçi deklaroi se Konferenca e Rambujesë u mbajt në dy raunde bisedimesh, por përfundoi pa nënshkrimin e marrëveshjes për të dyja palët.
Ai tha gjithashtu se delegacioni i Kosovës asokohe u tregua shumë i matur dhe i kujdesshëm dhe se falë luftës çlirimtare në terren dhe largpamësisë gjatë bisedimeve, si dhe falë përkrahjes së partnerëve ndërkombëtare sot Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran.
Postimi i plotë:
Para 21 vjetësh, si asnjëherë më parë, mori hov adresimi i çështjes së Kosovës në nivelin më të lartë ndërkombëtar. Pikërisht më 6 shkurt 1999 nisën punimet e Konferencës së Rambujesë, e cila synim kryesor kishte parandalimin e gjenocidit të regjimit të Millosheviqit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.
Kjo konferencë u mbajt në dy runde bisedimesh, por përfundoi pa nënshkrimin e marrëveshjes për të dyja palët.
Delegacioni i Kosovës u tregua shumë i matur dhe i kujdesshëm, si dhe duke besuar në partnerët strategjikë u pajtua me marrëveshjen, e cila solli intervenimin e NATO-s dhe çlirimin njëherë e përgjithmonë të Kosovës nga regjimi serb.
Anëtarët e ekipit tonë negociator, pavarësisht situatës së rëndë në të cilën ndodheshim, ditën të jenë largpamës dhe vizionarë për të ardhmen e vendit tonë.
Dhe, falë luftës çlirimtare në terren dhe largpamësisë gjatë bisedimeve, si dhe falë përkrahjes së partnerëve ndërkombëtarë, sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran! HTH
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3437039699699698/?type=3
29-vjetori i rënies së Zahir Pajazitit, Kurti do të marrë pj...
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën