Kreu i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit terrorist në dy xhami të Zelandës së Re, ku kanë vdekur 49 persona dhe mbi 20 persona janë plagosur. Thaçi ka thënë se Kosova e dënon ashpër këtë akt terrorist.
“Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vrarë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë.”, ka shkruar presidenti Thaçi.
Njëri nga të dyshuarit e ka filmuar veten teksa ka shtënë me armë zjarri drejt besimtarëve në Zelandë të Re dhe e ka transmetuar masakrën live. I dyshuari, i njohur si Brenton Tarrant, ka hyrë në xhaminë Al Noor në qytetin e Christchurchit rreth orës 1:30 pasdite të premten gjatë faljes së xhumasë dhe ka shtënë me armë zjarri.
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...