Pas kthimit nga SHBA-të, presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media.
Në këtë konferencë Thaçi ka thënë se ka zhvilluar takime me senatorë dhe kongresmenë dhe me sekretarin e shtetit Pompeo, raporton arbresh.info
“Ne duhet të vazhdojmë të investojmë fuqishëm që ta ruajmë dhe kultivojmë partneritetin strategjik me SHBA. Veç një kultivim i këtyre raporteve garantojnë të ardhme atlantike të vendit në NATO dhe OKB. SHBA është që Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet e veta shtetërore, të ruaj partneritetin me të gjitha shtetet që i kanë ndihmuar Kosovës në çdo rrethanë, prandaj edhe thirrja e zyrtarëve të ShBA për institucionet e vendit është që Kosova ta kalojë këtë pengesë për vazhdimin e dialogut, në veçanti pezullimin e taksës”, ka thënë ai
Thaci ka theksuar se dialogu duhet të vazhdojë i pakushtëzuar.
“Mendoj që kjo këshillë nga institucionet e vendit duhet ta respektohet jo të hiqet taksa por të bëhet pezullimi i përkohshëm për ti hapur rrugë dialogut. Ta jemi të përgjegjshëm edhe tani si në proceset e mëparshme. Kjo iu takon krerëve të institucioneve, ndonëse Serbia po tërhiqet në rrafshin e disa miliona euro por nul ka çmim që dobëson raportet e Kosovës me ShBA. Ftoj spektrin politik tq mendoj mençur”, ka thënë ai./arbresh.info/
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...
Policia e Tiranës me aksion antidrogë, godet grupin kriminal...