Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ia ka dorëzuar Televizionit 21 Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
“Dy dekada më parë, mediat u krijuan si nevojë për të rrëfyer të vërtetën për vuajtjet, sakrificën dhe luftën e drejtë të popullit të Kosovës. Bashkë me media të tjera, Radio Televizioni 21 e përmbushi këtë nevojë, duke u shndërruar në kanal të rëndësishëm të komunikimit. Sot, në 20 vjetorin e themelimit, prita përfaqësuesit e Radio Televizionit 21 dhe u dorëzova Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, në shenjë nderimi për kontributin e tyre në sensibilizimin e opinionit publik gjatë gjithë këtyre viteve. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Arbresh.info
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...