Ka përfunduar takimi mes presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
I pari i vendit në një konferencë për medie tha se gjatë takimit kanë folur për angazhimin e Lajçakut në dialog, shkruan arbresh.info.
“ Diskutuam edhe për angazhimet e drejtpërdrejta që do t’i ketë Lajçak, natyrisht se në çdo përhapje që qon drejt normalizimit të plotë drejt marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është e mirëseardhur, dua të besoj se do të kemi veprime konkrete dhe dobiprurëse nga ky angazhim”, ka thënë ai.

Thaçi konfirmoi se ka kërkuar që dialogu të filloj me liberalizim të vizave për Kosovën dhe të përfundoj me njohje reciproke.
“I konfirmova Lajçakut se ky proces duhet të filloj me liberalizimin e vizave dhe të përfundoj sa më shpejtë që është e mundur jo si proces i pafund, me njohjen reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi./arbresh.info/

Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...