Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka marrë me dhembje lajmin e vdekjes së veprimtarit të shquar Jonuz Musliu.
Thaçi ka thënë se Musliu ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:
Me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu. HTH./Arbresh.info
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...