Babai i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare pas përballjes me një sëmundje të rëndë ku po trajtohej në klinikën interne.
Ditë më parë u vizitua nga i biri, Hashim Thaçi pas disa refuzimeve të kërkesave të tij nga Gjykata Speciale për të ardhur në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Por a do të lejojë Gjykata që ish-Presidenti t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij?
Në një përgjigje për Arbresh.info, Gjykata Speciale ka bërë të ditur se nëse Thaçi mund të bëjë një kërkesë të tillë dhe pastaj gjyqtarët të vendosin mbi atë kërkesë.
“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla.”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Arbresh.info.
“Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSK-së. “, thuhet tutje./Arbresh.info/
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...