Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është shumë i lumtur që sot në Prishtinë u jetësua angazhimi shumë vjeçar i senatorit amerikan, Bob Dole, për Kosovën, përmes vendosjes së bustit.
Thaçi thotë se Dole është hero i gjallë i popullit amerikan dhe popullit të Kosovës.
Reagimi i plotë:
Tri dekada më parë filloi një epokë e re në marrëdhëniet e popullit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Delegacioni i Senatit të SHBA-së, i udhëhequr nga miku i madh i Kosovës, Bob Dole, solli mesazhin e mbështetjes amerikane për popullin tonë. Jam shumë i lumtur që angazhimi shumëvjeçar i senatorit Dole për Kosovën, sot po përjetësohet në qendër të Prishtinës përmes inaugurimit të bustit të tij. Bob Dole është hero i gjallë i popullit të SHBA-së dhe i popullit të Kosovës! HTH
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri