Një ditë më parë Presidenti Thaçi i kishte kërkuar nëpërmjet Facebook’ut kryeministrit Mustafa që të ndaj 100 mijë dollarë për të prekurit nga stuhia në Hjuston të ShBA-ve.
Pas reagimit të Mustafës, i cili tha se gjëra të tilla nuk bëhen nëpërmjet rrjeteve sociale, Presidenti Thaçi i ka nisur letër shefit të ekzekutivit në largim që t’i ndaj së paku 100 mijë dollarë si ndihmë për qytetarët e prekur nga uragani në Hjuston të SHBA’ve.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe zyrtarisht i ka dërguar shkresën kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për të mbështetur qytetarët e Hjuston të SHBA-ve, pas përmbytjeve të nxitura nga uragani Harvey.
Në shkresën drejtuar kryeministrit, presidenti Thaçi ka kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i ndaj së paku 100 mijë dollar për qytetarët e prekur nga uragani në Hjuston.
Kjo është shkresa e plotë e presidentit Thaçi drejtuar kryeministrit, Isa Mustafa.
I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, Z. Mustafa,
Duke njohur përkrahjen e madhe që ka dhënë dhe po japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lirinë dhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës,
Duke marrë parasysh shpirtin solidar të popullit të Kosovës, që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën,
Duke ndjerë shqetësimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të ndara me shqetësimet dhe zhvillimet në Hjuston, pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani Harvey,
I bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim urgjent për ndarjen e së paku njëqindmijë dollarëve amerikanë (100.000 US$), në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë. Jam i vetëdijshëm që kjo shumë është simbolike, por ne, si një shtet i ri, por me një traditë shekullore të solidaritetit, gjithmonë kemi ndihmuar me aq sa kemi pasur mundësi.
I nderuari Z. Mustafa,
Jam i bindur që Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilën Ju e udhëhiqni, në një kohë sa me të shpejtë, do të bëjë ndarjen e kësaj shume simbolike financiare si dëshmi e solidaritet të qytetarëve të Republikës së Kosovës me qytetarët e Hjustonit.
Me respekt!
Hashim Thaçi
President i Republikës së Kosovës
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...