Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi për themelimin e Gjykatës Speciale që ka udhëhequr nuk ka qenë e lehtë.
Ai ka thënë se është barrë e rëndë për një shtet të ri, por, sipas tij është e vetmja mënyrë për të hequr qafe një lloj reje të zezë mbi Kosovën. Ai këto komente i ka bërë gjatë një interviste për mediat gjermane.
“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe tani i takon kësaj gjykate të bëjë punën e vet pa ndikime politike dhe të zbardh të gjitha dyshimet e ngritura”, ka thënë Thaçi, përcjell “zeri.info”.
Presidenti i vendit ka folur edhe për luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.
Sipas tij, Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione kundër ekstremizmit. “Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Për këtë kemi marrë lëvdata nga BE-ja dhe SHBA-të. Përkrah partnereve perëndimore, Kosova do të vazhdoj luftën e pa kompromis kundër ISIS. Tash e një vit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar të marrë pjesë në luftëra të huaja. Ky përbën një sukses tjetër të angazhimit tonë”, ka thënë Thaçi.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...