Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për zgjedhjet që kanë nisur të mbahen sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Me anë të një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se këto zgjedhje përveç për amerikanët, janë shumë të rëndësishme edhe për krejt botën.
Postimi i plotë:
Dita e zgjedhjeve në SH.B.A. është e rëndësishme për amerikanët, por edhe për kombet në të gjithë botën. Kosova beson në themelin e fortë demokratik të Amerikës, e cila ka qenë një shtyllë e stabilitetit global. Në emër të popullit të Kosovës, unë uroj një ditë të qetë të Zgjedhjeve për të gjithë Amerikanët./arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...