Për arratisjen e dy të miturve nga Burgu i Lipjanit, është deklaruar sot edhe drejtori i Burgjeve, Nehat Thaçi. Thaçi i ka thënë Expressit se hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar, derisa ka thënë se atyre u ka ndihmuar dikush që të arratisen.
Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi, ka folur për arratisjen e dy të miturve nga Burgu i Lipjanit.
Thaçi ka thënë se dy të burgosurve u ka ndihmuar dikush që të arratisen.
“Hetimet lidhur me këtë çështje janë duke u zhvilluar. Janë suspenduar dy zyrtarë policorë. Dy të burgosurit kanë ikë gjatë ditës, i kanë kapërcyer gjitha rrethojat e burgut. Pra kanë arritur që të kalojnë telin. Atyre u ka ndihmuar dikush, ka shënime se një automjet i dyshimtë ka pritur jashtë Qendrës Korrektuese të Lipjanit”, ka thënë Thaçi.
Por, Thaçi ka mohuar që zyrtarët e burgjeve kanë pasur dorë në arratisjen e tyre, vetëm se ka thënë se ka pasur pakujdesi nga ana e tyre.
Si pasojë, ka ardhur edhe të suspendimi i dy prej tyre.
“Nuk dyshohet se zyrtarët kanë pas të bëjnë me arratisjen e tyre, vetëm se ka pasë pakujdesi nga ana e tyre”, tha Thaçi.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin