Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë ka takuar Robert O’Brien, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Thaçi ka thënë se liria, pavarësia dhe suksesi i Kosovës është pashmangshëm i lidhur me bashkërendimin tonë me aleatët tanë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot në Shtëpinë e Bardhë pata një takim të shkëlqyer me Robert O’Brien, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump. Liria, pavarësia dhe suksesi i Kosovës është pashmangshëm i lidhur me bashkërendimin tonë me aleatët tanë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti e bekoftë miqësinë e përjetshme mes popujve tanë”, ka shkruar Thaçi sipër fotografisë së shpërndarë me Robert O’Brien.
Thaçi gjatë vizitës në SHBA ka takuar kongresistin Eliot Engel, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes, David Norquist e shumë personalitete tjera.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...