Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është shtruar sot në kujdesin intensiv për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij pas infektimit me koronavirus.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar atij shërim sa më të shpejtë.
“Uroj shërimin e shpejtë të kryeministrit Boris Johnson dhe kthimin te më të dashurit e tij që të vazhdojë t’i shërbejë vendit të tij dhe botës! Mendimet e mia janë me të dhe familjen e tij”, shkruan presidenti Thaçi në një postim në Twitter.

Kryeministrit britanik shërim të shpejtë i ka uruar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj
“Nga Kosova e karantinuar i uroj kryeministrit Boris Johnson shërim të shpejtë dhe të rikthehet i shëndetshëm në vendin e punës. Covid-19 na ka bashkuar të gjithëve në këtë luftë. Edhe kjo do të kalojë”, shkroi Haradinaj në Twitter.

Johnson, 55-vjeç, është karantinuar që kur u diagnostikua me COVID-19, më 26 mars.
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...