Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë takuar me kryeministrin e Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.
Gjatë takimit në samitin e Sofjes është diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore, shkëmbimin ekonomik dhe avancimin e politikave të ambientit dhe të të drejtave të njeriut, përcjell Arbresh.info.
“Në Samitin e Sofjes, me kryeministrin Haradinaj kishim një takim bilateral edhe me Kryeministrin e Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen. Ne biseduam për marrëdhëniet ndërshtetërore, shkëmbimin ekonomik dhe avancimin e politikave të ambientit dhe të të drejtave të njeriut. Kosova është me fat që ka shumë miq dhe gëzon një mbështetje të madhe për të ardhmen e saj në familjen evropiane. HTH”, ka shkruar në Facebook Thaçi./Arbresh.info
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision