Zhbllokimi i fondeve të MCC-së amerikane për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit, ka shkaktuar reagime të shumta pozitive në vend.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një reagim të dytë që e ka postuar në Twitter, ka përmendur edhe emisarin special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.
Atë e ka falënderuar për angazhimin dhe mbështetjen në procesin e dialogut si dhe agjendën për zhvillimin ekonomik.
“Një vendim i mirëpritur të shtunën nga MCC për zhbllokimin e investimeve në Kosovë përmes programeve multimilionëshe në energji dhe qeverisje të mirë. Faleminderit Richard Grenell për mbështetjen në dialog por edhe për agjendën për zhvillim ekonomik”, ka shkruar presidenti.

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...