Presidenti Hashim Thaçi bashkë me disa zyrtarë tjerë të Qeverisë së Kosovës po qëndron në SHBA, me rastin e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit. Gjatë qëndrimit të tij atje, presidenti është takuar me kongresistin Eliot Engel. Në mbishkrimin e fotografisë Thaçi ka shkruar se vendi ynë ka dalë fitimtarë gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Përveç kësaj Thaçi nuk ka konikretizuar nëse ka biseduar diçka më shume me Engel.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shpërndarë fotografi me kongresistin Eliot Engel. Ka thënë se Kosova do ta ruajë përgjithmonë miqësinë me SHBA-të.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi. HTH”, ka shkruar ai.
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq