Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Ministren e Mbrojtjes së Sllovenisë, Andreja Katič.
Thaçi e ka falënderuar ministren Katič për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhe ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i mirë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.
Ministren Katič, presidenti Thaçi e ka njoftuar edhe për bashkëpunimin rajonal të Kosovës.
“Kemi bashkëpunim të mirë bilateral, bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor me vendet e rajonit, madje edhe me ato që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Sllovenisë, Andreja Katič, është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin në mes dy vendeve.
Presidenti Thaçi e ka njoftuar ministren Katič edhe për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.
Ai ka thënë se ushtria e Kosovës do të jetë forcë profesionale, në përputhje me standardet e NATO-s, shumetnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë