Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka bërë të ditur se me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetë vjetorit të pavarësisë ka dekoruar ish- komandantin e Zonës Operative të Shalës, gjeneralin Rrahman Rama, tash komandant i FSK-së, shkruan arbresh.info.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dekorova ish-komandantin e Zonës Operative të Shalës, gjeneralin Rrahman Rama, tash komandant i FSK-së.
Gjenerali Rama ka dhënë kontribut të çmuar gjatë luftës çlirimtare, derisa tash e dy dekada ka ndihmuar në transformimin dhe zhvillimin e FSK-së. HTH”.
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...