Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov.
Bullgaria është shteti që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, raporton Sovrani.info.
“Ne biseduam për Samitin e Sofjes, i cili është i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Unë theksova nevojën e qartësimit të perspektivës evropiane për Kosovën, si parakusht për krijimin e një dinamike të re në përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim të plotë në BE”, ka shkruar Thaçi.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian.
Ne biseduam për Samitin e Sofjes, i cili është i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.
Unë theksova nevojën e qartësimit të perspektivës evropiane për Kosovën, si parakusht për krijimin e një dinamike të re në përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim të plotë në BE.
Samiti i Sofjes për Kosovën është një shans i ri i avancimit të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.
Ishte qëndrim i përbashkët që duhet të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si një domosdoshmëri për sigurimin e paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor. HTH
Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas re...
Trump për Iranin: Ndonjëherë duhet përdorur forcë
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...