Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka votuar sot së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij.
Ai ka thënë se inkurajon qytetarët për një votim më masiv dhe me pjesëmarrje aktive dhe dinamike për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare, raporton arbresh.info.
“Falenderoj KQZ dhe të gjithë mekanizmat insititucional që kanë punuar me përkushtimin më të madh për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Është një fillim i mbarë i ditës sot. Shpresoj që i gjithë mekanizmi politik, shoqëria civile, mediat, të gjithë vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtarë do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre që edhe ky proces i rëndësishëm demokratik për Kosovën të përmbyllet suksesshëm”, ka thënë ai./arbresh.info
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit