Thaçi: Bahri Fazliu ishte një prej njerëzve më aktiv të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës

12:40 | 7 Maj 2020
A Z

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit Bahri Fazliu në 22-vjetorin e rënies.

Thaçi tha se Fazliu ishte një prej njerëzve më aktiv të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.

“Sot përkujtojmë bashkëveprimtarin dhe bashkëluftëtarin heroin e kombit Bahri Fazliut, që ra në istikamet e luftës përballë ushtrisë dhe policisë serbe. Bahri është një prej njerëzve më aktiv të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës”.

Kreu i shtetit theksoi se Bahri Fazliu ishte një nga ata që fuqizoj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Një nga ata që forcoj dhe fuqizoj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me vizionin e tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij që ne sot jemi të lirë, të pavarur, nesër në Bashkim Evropian dhe në NATO”.

Shpërndaje në rrjete sociale