Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se iniciativa për shfuqizimin e Speciales ishte sikurse iniciativat tjera.
“Nuk ka gjykatë që e fyen dhe e lëndon integritetin e luftës së UÇK-së për lirimin e vendit. E shtyva këtë ligj drejt Kuvendit atë kohë sepse ka qenë detyrimi ndërkombëtar dhe zotimi i Bashkësisë Ndërkombëtare se me këtë lëvizje Kosova shkon më shpejt drejt themelimit të ushtrisë, drejt liberalizimit të vizave, me këtë proces mund të ndodhte më shpejt anëtarësimi në UNESCO, Interpol dhe në organizata tjera. Ne e themeluam Gjykatën Speciale mirëpo këto nuk ndodhë”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Thaçi ka thënë se atë kohë nuk kishte menduar nëse do të ishte njëri nga të akuzuarit.
“Nuk kam menduar se mund të akuzohem sepse interesi nacional është mbi vetveten mbi të gjitha.
Presidenti e merr pozicionin e vetë në bazë të Kushtetutës dhe iniciativa e qytetarëve duhet shikuar si gjë normale. Duhen shikuar gjërat në qetësi, urtësi dhe me përgjegjësi shtetërore dhe qytetare. Ndërsa etiketimet që vijnë prej njerëzve që nuk janë në rrjedha e nuk e dinë se çfarë po ndodh nuk duhet shikuar. Proceset që zhvillojnë demokracinë, rendin dhe ligjin kurrë nuk duhet t’iu frikësohemi”, ka thënë Presidenti./arbresh.info
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...