Thaçi: Ahmet Brahimaj kontribuoi shumë për artin dhe kulturën tonë

11:41 | 7 Maj 2020
A Z

Sot në moshën 66 vjeçare vdiq ish-drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në facebook, shkruan se Ahmet Brahimaj kontribuoi shumë për artin dhe kulturën tonë./arbresh.info/

Ja postimi i plotë:

Në moshën 66 vjeçare paska ndërruar jetë Ahmet Brahimaj, një prej themeluesve dhe drejtuesve të trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës. Ai kontribuoi shumë për artin dhe kulturën tonë. Ngushëllime familjes Brahimaj, kolegëve të tij dhe gjithë artdashësve në Kosovë! HTH

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3744075835662748

Shpërndaje në rrjete sociale