Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu dje ka abstenuar për votën e saj lidhur me kërkesën e partive opozitare që të shkarkohet ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo, i cili akuzohet nga disa banorë të lagjes Dardania se gjatë luftës ka kryer tortura ndaj civilëve shqiptarë.
Ajo ka thënë se ka abstenuar pasi mendon se për këtë çështje njëherë duhet të merren organet e drejtësisë.
“Vota ime është kjo ngase konsideroj se organet e drejtësisë duhet mu merr më të dhe kjo ka qenë arsyeja” ka thënë Haxhiu për lajmi.net.
Për dallim nga ajo deputetët e AAK-së, por edhe të koalicionit qeverisës, nuk e mbështetën mocionin e kërkuar nga LDK, që ministri Rikallo të shkarkohet.
Madje këtë mocion nuk e votuan as shumica e deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së, të cilët gjatë interpelancës kërkonin që ai të shkarkohet.
Mocioni për shkarkimin e ministrit Rikallo, i parashkruar nga LDK-ja, për shkak të akuzave që banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë thonë se ministri ka maltretuar shqiptarë gjatë kohës së luftës, nuk arriti të kalojë dhe mori vetëm 26 vota pro.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...