Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë mbrëmë rreth orës: 19:45, është njoftuar se në fshatin Ujmir-Klinё, ka ndodhur njё rrahje.
Policia menjëherë i është përgjigjur informatёs dhe kanё identifikuar vendin e ngjarjёs ku ka ndodhur rasti, aty ishin tё pёrfshirё 8 persona, shkruan Arbresh.info.
“Tё dyshuarit janё dёrguar nga familjarët nё emergjencë pёr tretman mjekёsor, ndёrsa dy nga tё dyshuarit fillimisht janё dёrguar nё spitalin rajonal ne Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё, pasi qё ishin tё lënduar nga mjeti i mprehtë (thikё).”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, gjashtё tё dyshuarit ( tё mitur) janё ndaluar pёr 24 orё./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Përleshje në Klinë, gjashtë të lënduar – tre prej tyre nga mjetet e mprehta
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë