Në pasditen e së shtunë ka ndodhur një aksident komunikacioni në fshatin Orllan të Podujevës, ku kanë mbetur të lënduar tetë persona.
Siç njofton zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur ora 17:30, dhe njëri nga të lënduarit ka marrë lëndime më të rënda.
“Rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Orllan të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një furgon. Mbështetur në ekzaminimet e bëra në vendngjarje, dyshohet se furgoni derisa ishte në lëvizje, për shkaqe deri tani të panjohura ka devijuar nga rruga dhe ka goditur një veturë të parkuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tetë persona, njëri prej tyre është lënduar më shumë dhe është duke u trajtuar në QKUK”, deklaroi Ahmeti.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...