Në Kosovë brenda 24-orëve janë raportuar në Polici tetë raste të dhunës në familje.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Suharekë, Klinë, Prizren e Gjakovë.
Më poshtë mund t’i lexoni rastet e dhunës në familje të raportuara në Polici:
DHUNË NË FAMILJE
· Rr. Nazim Gafurri 18.04.2021-14:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga ish i fejuari i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
· Fushë Kosovë 18.04.2021-15:30.Viktima femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi është duke u kanosur dhe fyer nga bashkëshorti i saj (i dyshuari) mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
· Prishtinë 18.04.2021-19:20.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull kosovar. Viktima me dy fëmijët e saj ishte larguar nga banesa e tyre dhe kishte shkuar tek familja e saj pasi që ndihet e sigurt. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore por e njëjta nuk ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për arrestimin e te dyshuarit.
DHUNË NË FAMILJE
Hajvali, Prishtinë 16.04.2021-11:30.Lidhur me rastin me datë 18.04.2021 rreth orës 10:00 i dyshuari mashkull kosovar është vetë paraqitur në stacion policor dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Prizren 17.04.2021-13:20.Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Suharekë 16.04.2021-18:00.Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Klinë 18.04.2021-16:00.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor dhe e njëjta me kërkesën e saj dërgohet në familjen e saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 18.04.2021-23:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor si dhe strehimi, mirëpo e njëjta ka refuzuar strehimin dhe me dëshirën e saj është kthyer tek shtëpia e bashkëshortit. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./arbresh.info/
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...