Tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore prej të cilëve 2 vazhdojnë të trajtohen në QKUK si pasojë e zjarrit që ka kapluar sot në mesditë një ndërtesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Behar Shala, zjarrfikës, ka thënë se me të marrë informatën se po djeget një banesë kanë intervenuar duke fikur fillimisht zjarrin e duke evakuuar më pas edhe banorët, shkruan arbresh.info.
“Kemi marrë informatën që është duke u djegur një banesë ku gjithë objekti ka qenë në tym në rend të parë kemi intervenuar për fikjen e zjarrit, ndërkaq ekipen e dytë e kemi funksionalizuar për evakuuimin e banorëve.Tetë janë të lënduar prej tymit, 2 janë në QKUK kurse 6 të tjerë janë mirë.Nuk kemi ndodnjë problem për të cekur”, ka thënë Shala.
Ai nuk ka folur për shkaqet e zjarrit duke thënë se Zjarrfikësitë nuk i dinë ende ato.
Arbresh.info ka mësuar nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes së zjarri ka ardhur si pasojë e një rrobe që ishte përfshirë nga flakët në atë banesë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1603623396369413/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...