Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) njofton të gjithë nxënësit e klasave të 9-ta se të premten (më 28 maj) do të mbahet Testi i Arritshmërisë.
Në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MASHT-i ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij testi.
Ministria e Arsimit është e vendosur dhe e përkushtuar për organizimin dhe zhvillimin e një procesi të mirëfilltë e të besueshëm, ndërsa ndaj të gjithë personave të angazhuar në proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi.
“Organizimi i testit do të realizohet sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Për shkak se është kohë pandemie, forma e organizimit të sistemimit të nxënësve në klasë, duhet të realizohet një nxënës në një bankë kurse në çdo klasë do të lejohen vetëm nga 15 nxënës.
MASHTI fton të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, që të respektohen në përpikëri rregullat dhe masat kundër Covid-19.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kërkon që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MASHTI.
Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pritet të shpallen më 7 qershor./arbresh.info/
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...