Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se nga nesër kjo komunë do të bëj teste serologjike për ata persona që dyshohet se kanë Covid-19 dhe përparësi kanë ata që kanë simptome të theksuara të virusit.
Ahmeti me anë të n postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se ky test nuk e zëvendëson testimin PCR dhe testimin që momentalisht bëhet në IKSHPK.
Por sipas tij tregon mjaftueshëm informatë për imunitetin e ndërtuar dhe po ashtu për të vërtetuar që nuk e keni pas në të kaluarën koronavirusin.
“Këtë test prej nesër e bën Komuna e Prishtinës në një lokacion pasi të referohet nga mjekët e QMF. Meqenëse kapacitetet në fillim janë të limituara, dhe meqenëse qëllimi nuk është i diagnostifikimit për me hjek brengën, atëherë prioritet të testimit do të kenë qytetarët me simptome të theksuara dhe në mesin e tyre të moshuarit dhe ata me sëmundje shoqëruese”, ka shkruar Ahmeti.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160098392302166
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...