Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar për vizitën në Prishtinë të raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Në postimin e tij në platformën “X”, Oravi ka thënë se angazhimi i BE-së me Kosovën mbetet i fortë, me mundësi të reja përpara, përfshirë Planin e Rritjes.
“E mirëprita këtë mëngjes në Prishtinë Riho Terrasin, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, para takimeve të tij me shumë bashkëbisedues. Angazhimi i BE-së me Kosovën, si në nivel lokal ashtu edhe nga Brukseli, mbetet i fortë si gjithmonë, me mundësi të reja në horizont, përfshirë Planin e Rritjes”, ka shkruar Orav.
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...