Në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet kanë filluar punimet për vendosjen e rrjetit të ngrohjes së Termokosit.
Në ketë pjesë të Prishtinës pritet të kyçen 62 objekte banesore, ku do të jenë të përfshira 767 njësi banesore.
Këto punime, sipas ndërmarrjes Termokos, janë pjesë e projektit që janë kyçur edhe lagjet e tjera të Prishtinës si “Mati 1” e “Arbëria”.
Ky projekt është donacion nga qeveria gjermane dhe ajo e Luksemburgut nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim në bashkëfinancim me “Termokosin”,
Tërë puna për kyçjen e këtyre lagjeve pritet të përfundojë në fund të këtij viti. Derisa nga viti tjetër, faturimi pritet që të bëhet sipas konsumit nga ana e konsumatorëve.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë