NP “Termokos” Sh.A në koordinim të plotë me KEK-un, pas ngritjes së temperaturave në vendin tonë ka marrë vendim, që të ndërpres sot furnizimin e mëtutjeshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët e vet.
Rikujtojmë se furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje, gjë e cila lejohet edhe me aktet ligjore në fuqi, kishte filluar pas rënies së temperaturave dhe kërkesave të konsumatorëve për vazhdimin e furnizimit me ngrohje.
Furnizimi me ngrohje ka vazhduar pa ndërprerje për më shumë se një javë, më saktësisht për aq kohë sa kjo ka qenë e nevojshme.
“Zgjatja e furnizimit me ngrohje jashtë sezonit të rregull ngrohës, të përcaktuar me aktet ligjore në fuqi, ka ndodhur për herë të parë në historinë e ekzistimit të ngrohtores, ndërkohë që NP “Termokos” ka marrë shumë falënderime dhe mesazhe inkurajuese nga konsumatorët për ngrohjen e mjaftueshme dhe cilësore, që u kemi ofruar këtyre ditëve të ftohta”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...