Termokosi ka njoftuar se ka filluar faza e tretë e realizimit të Projektit të kogjenerimit, në kuadër të së cilës do të bëhet riparimi i 50 nënstacioneve të ngrohjes.
Termokos nëpërmjet një komunikate thotë se prioritet në këtë fazë do t’i jepet “Kodrës së diellit”, në të cilën lagje ka pasur ngrohje më të dobët.
“Fillimisht në nënstacionin e ngrohjes së kësaj lagjeje është duke u vendosur një këmbyes nxehtësie. Për këtë arsye për konsumatorët e “Kodrës së Diellit”, sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji ngrohëse nga ora 11.00 deri në orët e para të mbrëmjes. Instalimi i këtij këmbyesi të nxehtësisë do të përmirësojë dukshëm cilësinë e energjisë ngrohëse për konsumatorët e kësaj lagjeje”, thuhet në komunikatë.
Rikthimi i ngrohjes për konsumatorët e “Kodrës së diellit” do të realizohet në orët e para të mbrëmjes, kur do të përfundojë instalimi i këmbyesit të nxehtësisë.
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?
Policia: Zgjedhjet kaluan qetë dhe pa incidente serioze