Ish-deputetja e Kuvendit, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas dorëheqjes së Rrahman Ramës nga posti i komandatit të FSK-së dhe vendosjen në këtë post të Bashkim Jasharit.
Përmes një postimi në Facebook, Tërmkolli ka thënë kjo është bërë për hakmarrje duke e ndërlidhur me humbjen e Bekim Jasharit në Skenderaj.
Ajo ka drejtuar gishtin për këtë hakmarrje te presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.
“Shenjat e ‘hakmarrjes’ shtetërore! Pyetje që duan përgjigje! ‘Detyrimi’ i dhënies së dorëheqjes së Rrahman Ramës nga pozita e Komandantit të FSK-së dhe emërimi i Bashkim Jasharit në këtë pozitë, a janë shenja për një hakmarrje të dyfishtë të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës ndaj qytetarëve dhe të gjithë ‘të tjerëve’?! Së pari, kjo a tregon shenjë hakmarrjeje për humbjen e Bekim Jasharit në zgjedhjet komunale si kandidat joformal i tyre, i VV-së dhe listës imagjinare ‘Guxo’, më saktë si hakmarrje ndaj qytetarëve që guxuan të votojnë dikë tjetër e jo të preferuarin e tyre?!”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...