Meilhate Termkolli nga LDK ka thënë se ka thënë se Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk përbën gjeneratën e re brenda kësaj partie.
“Vjosa thuhet që e ka bërë fituese LDK-në, LDK nuk fitoi. Nga 2007 kur kemi pasë rënie në 22 përqind, LDK e ka rënien më të madhe pikërisht tani. Kemi bërë punë gjithë LDK, strukturat dhe anëtarësia, një person që është kandiduat për Kryeministër tash thotë “ia kam dhënë besën elektoratit se do të bëjë koalicion me Albinin””, ka thënë Tërmkolli.
“Kjo është përpjekja që Albini ta marrë LDK-në përmes Vjosës. Sikur më 1998 kur ishte provuar përmes Hydajet Hysenit. LDK para se të fillojë fushata zgjedhore në të gjitha sondazhet ishte e 7% para të gjithëve, para VV-së. Vjosa nuk është gjeneratë e re e LDK-së – janë amputime”.
Tërmkolli në Klan Kosova ka thënë se Osmani ka dalë jashtë konceptit të LDK-së.
“Nuk mundet brenda LDK-së… tradita jonë nga Presidenti Rugova është një traditë e ndjekjes së interesit nacional. Osmani ka dalë jashtë konceptit të LDK-së. Po i bënë shërbim një partie tjetër – Albin Kurtit dhe partisë që merr guxim të mos ia ngris telefoni Shtëpisë së Bardhë”.
“Vjosa po e mbron konceptin e Albinit. LDK duhet të mbajë linjën e saj që të evitojë rreziqet që mund t’i vinë Kosovës nga anë të ndryshme”.
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet