Një person nën kërcënimin e armës ka grabitur para nga arka e një marketi në Gjilan, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, tre punëtorët e marketit janë ballafaquar me të dyshuarin dhe kanë arritur ta ndalojnë.
Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar si dhe ju është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishek
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjilan28.11.2022-22:32. Tre viktimat meshkuj kosovar punëtor në një market, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës u ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të njëjtit gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë arritur ta ndalojnë. Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar si dhe ju është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishek. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton 24 orësh të PK./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës, tre të lëndu...
Doue hyn në histori të Ligës së Kampionëve
Presidentja në detyrë priti Rainer Rudolph
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë