Tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet, arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë

12:57 | 5 Korrik 2026
E.G

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, në dokumente kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 euro.

Sipas policisë, i pyetur nga zyrtari policor pse kishte vendosur të hollat në dokumente, i dyshuari ka deklaruar se kartëmonedhën prej 5 euro e kishte lënë për “kafe” për policët që po merreshin me kontrollin e dokumenteve.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale