Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposaviq, pasi i njëjti u kishte ofruar para zyrtarëve policorë në mënyrë që ata të mos i shqiptonin një tiketë kundërvajtëse.
Siç njofton policia, me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.
“Rruga Nacionale, Mitrovicë – Leposaviq / 08.04.2025 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti u kishte ofruar para zyrtarëve policorë në mënyrë që ata të mos i shqiptonin një tiketë kundërvajtëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...