Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka tentuar t’u ofrojë ryshfet zyrtarëve policor me qëllim të lejimit të hyrjes së paligjshme nga Serbia në Kosovë të bashkëshortes së tij, duke anashkaluar procedurat dhe kriteret shtetërore në fuqi.
Ndaj tij, është iniciuar rasti penal për veprën “Dhënia e Ryshfetit”, sipas nenit 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjatë procedurës janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore përfshirë intervistimin e të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe sekuestrimin e provës materiale.
“Është analizuar raporti i zyrtarëve policor të ndërlidhur në rast dhe pas shqyrtimit të të gjitha provave, lidhur me procedurën penale Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar për 48 orë.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...