Policia e ka arrestuar dje një person, pasi që i njëjti tentoi të përfitonte nga situata e jashtëzakonshme e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.
Në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti nëpër mes rrjeteve sociale në Facebook kishte postuar se ka miell për të shitur 100 kg me çmim 80 euro.
Njësiti policor së bashku me Inspektorët Komunal kanë hasur në të dyshuarin i cili në automjetin e tij kishte pasur të ngarkuar shtatë (7) thasë miell nga 25 kg.
I njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën