Tentim vrasje në Hajvali

09:19 | 23 Korrik 2018
V. S.

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur në Hajvali rreth orës 01:30 të mëngjesit të djeshëm.

Lidhur me këtë rast, sipas Policisë, është arrestuar, një i dyshuar pasi i njëjti me veturën e tij kishte goditur qëllimisht viktimën, shtetas i Shqipërisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme